×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    170 vende pajtohen ta mbajnë temperaturën mesatare globale nën 2 gradë Celsius

    Insajderi
    22 April 2016 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqës botërorë dhe zyrtarë të tjerë nga 170 vende kanë nënshkruar Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

    Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka qenë lideri i parë që ka nënshkruar dokumentin në një ceremoni të organizuar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në selinë e OKB-së në Nju Jork.

    Marrëveshja, teksti i së cilës është miratuar nga afro 200 vende në muajin dhjetor, synon të zbusë ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe të mbajë rritjen e temperaturës mesatare globale nën 2 gradë Celsius.

    Marrëveshja do të hyjë në fuqi 30 ditë pasi 55 vende, që llogaritet se shkaktojnë së paku 55 përqind të emetimeve të gazrave serrë, të përfundojnë procesin e ratifikimit./REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark