×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nënshkruhet marrëveshja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pikë të përbashkët kufitare

    Insajderi
    18 September 2023 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut znj. Shpresa Jusufi.

    Përveç diskutimeve mbi situatën aktuale dhe angazhimeve të MPB-së, siç thuhet në njoftim, Sveçla ka pranuar të nënshkruar nga Ministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, Marrëveshjen për themelimin e Pikave të Përbashkëta të Kalimit Kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Kjo Marrëveshje e nënshkruar sot edhe nga Ministri Sveçla është hartuar mbi marrëdhëniet fqinjësore mes dy vendeve dhe ka për qëllim fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit rajonal.

    “Marrëveshja do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”. Në pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Han i Elezit – Bllacë”, kontrollet doganore dhe kufitare do të kryhen në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPKK Bllacë) ndërsa në pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Glloboqicë – Jazhincë” kontrollet doganore dhe ato kufitare do të bëhen në territorin e Republikës së Kosovës (PPKK Glloboqicë)”, thuhet tutje.

    Përmes kësaj marrëveshje, qytetarët e të dy vendeve nuk do t’i nënshtrohen më ndalesave të dyfishta por kontrollet do të bëhen vetëm në njërën pikë të kalimit.

    Njoftimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark