Policia e Kosovës me atë të Shqipërisë, të enjten kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, për organizimin e shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonit veror.
Memorandumin është nënshkruar në Prizren në mes Shpend Maxhunit, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Haki Çakos, drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë.
“Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ky memorandum mbulon periudhën prej datës 1 korrik 2016 deri me 31 gusht 2016. /Insajderi.com