Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma, për përkrahje financiare e projekteve infrastrukturore.
Ndërtimi i mbikalimit të Paldenicës në autostradën Arbën Xhaferi, asfaltimi i rrugës Paldenicë – Dërmjak, asfaltimi i rrugës në fshatin Dimcë dhe asfaltimi i rrugës së Paldenicës që kalon nëpër kazermë ku është vendosur policia janë projektet e planifikuara.
Ky memorandum është rezultat i zgjidhjes për kërkesat e banorëve të Paldenicës së Hanit të Elezit.