×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Neptun hap dyqan edhe në Vushtri

    Insajderi
    12 April 2019 - 13:42

    Neptun si lider në fushën e industrisë së pajisjeve elektronike në Kosovë pas kërkesave të vazhdueshme për zgjerimin e zinxhirit të dyqaneve të tij tashmë me dyqan edhe në Vushtri. Dyqani ka një siperfaqe prej 400 m2 dhe ofron ambient të një standarti të lartë me prezencën e brendeve me të njohura si dhe staf profesional i gatshëm në çdo kohë të shërbej konsumatorin. Me 12 Prill qytetarët e Vushtrisë mund të perfitojnë nga oferta ekskluzive e cila do zgjasë dy ditë me mundësinë e blerjes me këste 0% interes me të gjitha bankat

    “Ne jemi zotuar që do shtojmë prezencën në hartën e Kosovës dhe këtë po e bëjmë me zgjerimin e zinxhirit të dyqaneve tona që të shkurtojme distancat dhe për ata konsumatorë që duan të blejnë në Neptun por që për efekt gjeografik nuk e kanë të mundur.

    Ne vazhdojmë të ofrojmë cdo herë produkte me cilësi të garantuar nga brende që prezantojnë ndryshimin dhe invoacionin në treg dhe sigurohemi të shërbejmë konsumatorin në nivelin e pritshmërive të tij.

    Prandaj ftojmë të gjithë qytetarët e Vushtrisë që të përfitojnë nga ofertat e hapjes me datë 12 dhe 13 prill si dhe të anëtarësohen në programin tonë të besinikerisë haPPy ku mund të përfitojnë nga cmimet promocionale.

    Për këto dy ditë do ketë oferta promocionale në gjithë kategoritë e produkteve si: TV, pajisje IT dhe mobile, teknikën e bardhë, pajisjet e vogla shtëpiake dhe ato të kujdesit personal, kështu qe hapja do jetë vërtetë ekskluzive dhe me çmime që do ju befasojnë vërtetë.”  Deklaroi Drita Nivokazi, Koordinatore për Media

    Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjerë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio / Video, produkte dhe aksesorë të IT-së, Smartphone, Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit. Neptun numëron 12 dyqane deri më tani me planin e zgjerimit të mëtejmë në gjithë Kosovën. Neptun Kosova është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark