×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Nëse e keni këtë problem shëndetësor, bëni kujdes kur hani qershi

    Insajderi
    12 June 2023 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qershitë përmbajnë shumë vitamina C dhe beta-karoten, vitamina B6 dhe K, acid folik, minerale kalium, hekur, bakër, mangan, kalcium, magnez, fosfor, zink dhe kobalt. Përveç kësaj, ato janë të pasura me fibra vegjetale, të cilat ndihmojnë në tretjen më të mirë, ndërsa prania e celulozës rregullon tretjen.

    Frutat më të errëta janë më të shëndetshme, sepse kanë një përqendrim më të lartë të antocianit dhe kanë një efekt më të madh antianemik. Ato përmbajnë melatonin e cila ndihmon në relaksimin. Para se t’i konsumoni, duhet t’i lani mirë me ujë të ftohtë.

    Sipas “Medical Daily”, doza ideale do të ishte një tas qershi në ditë, ndërkohë që sasitë më të mëdha mund të shkaktojnë probleme me tretjen, ndaj personat që tashmë kanë probleme me të duhet të kenë kujdes se sa hanë. Rekomandohet vetëm një grusht në ditë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark