Insajderi
Lajme

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë dyshohet për vjedhje grabitqare

Insajderi
17 September 2024 - 15:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë dyshohet për vjedhje grabitqare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje grabitqare në Prishtinë.

Policia po ashtu ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi“, thuhet në njoftim.

“Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192” , bën apel policia./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark