×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nëse nuk i dini detajet e ndeshjës Shqipëri-Poloni, ja ku mund ta ndiqni Bleron duke “analizuar”

    Insajderi
    10 September 2023 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria dhe Polonia sonte do të ballafaqohen në kuadër të kualifikimeve ‘Euro 2024’.

    Të gjithë shqiptarët që nuk janë të informuar saktë per detajet dhe peshën e ndeshjës Shqipëri-Poloni, mund ta përcjellin atë lirshëm. Pa stres.

    Para, në mes dhe në fund të ndeshjës është njeriu që do të shpalosë detajet e duhura për ata që nuk e kanë të qartë se për çfarë gare është e vlefshme kjo ndeshje. Është Blero. Ai sonte do të jetë në dispozicinin e tifozëve që e përcjellin ndeshjën nga shtëpia.

    Ai është ftuar në cilësinë e analistit në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, përskaj njohësve të tjerë të futbollit.

    Shqipëria pret Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje që nuk do të jetë vendimtare, por do të vendosë jo pak sa i përket ecurisë drejt Europianit në Gjermani, që pritet të mbahet vitin e ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark