×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nesër bllokohen disa aeroporte në Gjermani, kjo është arsyeja

    Insajderi
    16 February 2023 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa aeroporte të mëdha gjermane do të paralizohen nesër (17.02.2023) nga një grevë. Fjala është për aeroportet në Frankfurt, Mynih, Hamburg, Shtutgart, Dortmund, Hannover dhe Bremen. Sindikatat kërkojnë rritjen e rrogave për punonjësit e aeroporteve.

    Shërbimi Fraport, i cili menaxhon aeroportin më të madh të Gjermanisë, atë në Frankfurt, këshillon udhëtarët që të mos vijnë fare atje të premten. „Për shkak të grevës janë pezulluar të gjitha detyrat që mundësojnë qarkullimin e qetë ajror”, thuhet në njoftimin për media.

    Është interesante se pikërisht në ditën e grevës, më 17.02.2023, fillon Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku tubohen shtetarë, ekspertë dhe lobistë nga e gjithë bota. Organizatorët e grevës theksuan se do të mund të zbresin vetëm avionët e zyrtarëve dhe se të gjithë të ftuarit e tjerë të Konferencës duhet t’ia dalin vetë.

    Siç njoftuan sindikatat, fluturimet humanitare për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, nuk do të pengohen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark