×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Nesër fillon turneu XPortal CS:GO Major 2019

    Insajderi
    29 March 2019 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    XPortal CS:GO Major 2019 quhet turneu i  lojërave kompjuterike që luhen më së shumti  në Kosovë. Krejt jemi rritë t’u lujt diçka. Loja na ndryshon po edhe na e ndryshojmë lojën.

    Për garuesit dhe fansat e sporteve prej 1.6 n’Global Offensive shpirti garues ka mbetë i njëjtë e loja është bë pjesë e jetës. Esports e ka sjell lojën në nivel tjetër, ku loja nuk është më veq hobi ose formë e argëtimit, por diçka që don me e bë tërë jetën.

    Xportal Esports Academy hap dyert për turneun më të madh të Counter Strike Global Offensive në Kosovë për të gjitha ekipet shqiptare që fillon nesër nga ora 10:00.

    Turneu fton 16 ekipe në “Challenger Stage” që mbahet me 30-31 Mars në Xportal. Tetë prej këtyre ekipeve do të kalojnë në ‘LEGENDS Stage’ që do të mbahet në datat 6 dhe 7 Prill në amfiteatrin e ASK-së.

    Gjatë këtij turneu do të ketë edhe ‘showmatch’ me figura të njohura dhe rreth 40 orë drejtëpërdrejtë në twitch.tv/xportalesports.

    Prize Pool = 1500€

    Gazeta Insajderi do të  jetë sponsor medial i këtij turneu  dhe do t’iu mbaj të informuar gjatë gjithë garës.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark