×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Nesër hapet ekspozita për Aleksandër Moisiun

    Insajderi
    16 May 2023 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nesër në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” do të hapet ekspozita për aktorin e madh shqiptar, Aleksandër Moisiu.

    Ai ishte ikonë e teatrit dhe artit gjatë gjysmës së parë të shekullit XX. Ka luajtur në teatrot e Vjenës, Austri, ku dhe ka jetuar. Aleksandër Moisiu është vlerësuar lart nga personalitetet e mëdha evropiane të kulturës dhe artit.

    Ekspozita do të hapet nesër, ora 15:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe do të mbajë titullin “Aleksandër Moisiu: njeriu dhe artisti”

    Ekspozita prezanton fotografi, artefakte dhe dokumente për dhe të Aleksandër Moisiut, të mbledhura në arkivat austriake nga studiuesi Pjetër Logoreci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark