Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët që nesër të shfrytëzojnë trafikun publik apo të bëjnë zgjidhje për parkim, pasi të dielën më 12 nëntor parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i mbyllur me kërkesë të Policisë së Kosovës.
Kjo për shkak të ndeshjes së futbollit në mes të Kosovës dhe Izraelit.
Për përballjen e së dielës Policia e Kosovës dhe Federata e Futbollit kanë marrë masa të rrepta sigurie.
“Udhëzohen qytetarët që të bëjnë zgjidhje alternative të parkimit apo të shfrytëzojnë transportin publik nga Trafikun Urban, sepse nesër më 12 nëntor, për shkak të lojës së futbollit mes Kosovës e Izraelit, parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë i mbyllur sipas kërkesës së Policisë së Kosovës. Ju faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Prishtina Parking Sokol Havolli”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.