Nesër merret vendim për autopsinë e Bilall Kqikut që vdiq disa ditë pas kërcimit nga banesa në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër merret vendim për autopsinë e Bilall Kqikut që vdiq disa ditë pas kërcimit nga banesa në Prishtinë

    Insajderi
    14 July 2025 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka ndërruar jetë Bilall Kqiku, i dyshuari që kërceu nga kati i katërt i një ndërtese, në përpjekje për t’i ikur Policisë së Kosovës. Ai ishte në kërkim për veprën penale të “Tentim vrasjes”, raporton Gazeta Insajderi.

    Sipas burimeve të Insajderit, Kqikut pritet t’i bëhet autopsia nesër.

    Ai ndërroi jetë pasditen e sotme në Klinikën e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i repartit të Mjekimit Intensiv

    Kqiku ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 korrik, pasi ishte lokalizuar në një banesë në Prishtinë.

    Sipas Policisë, në momentin e ndërhyrjes për arrestim, Kqiku kishte tentuar të arratisej duke u hedhur nga kati i katërt i objektit ku po fshihej.

    Nga kjo tentativë, ai pësoi lëndime të rënda trupore.

    Pas incidentit, ai ishte dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku qëndronte nën trajtim mjekësor dhe mbikëqyrje policore./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark