Nesër nis afati për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër nis afati për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë

    Insajderi
    28 February 2017 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër fillon zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, të cilët në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit.

    Sipas Ligjit të sipërpërmendur, deklarimi i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars. Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publikë, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.

    “Mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal (neni 437 Pikat 1 dhe 2)”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

    Në njoftimin dërguar të gjithë zyrtarëve publikë, Drejtori i Agjencisë, Shaip Havolli, u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë që në përputhje me afatet ligjore të plotësojnë dhe dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë dhe ka shprehur zotimin se Agjencia është e hapur për të bashkëpunuar me të gjithë zyrtarët në fjalë në mënyrë që procesi njëmujor i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses.

    “Në kuadër të përgatitjeve për procesin e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka mbajtur takime këshilluese me rreth 170 zyrtarë kontaktues nga institucionet dhe organizatat që i nënshtrohen deklarimit të pasurisë”, thuhet më tej në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark