×
  • Sport
  • Sport

    Nesër rikthehet Superliga e Kosovës/ Delegohen gjyqtarët për xhiron e 19’të, ja kush e drejton sfidën Trepça ’89 – Drita

    Insajderi
    10 February 2023 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll kthehet në aksion në fundjavë për stinorin pranveror.

    Sot FFK ka publikuar emrat e zyrtarëve të ndeshjeve të javës së 19-të.

    Ndeshja ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit iu ka besuar Visar Kastratit, derisa gjyqtari më i mirë i vitit 2022, Genc Nuza është deleguar në ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Llapit.

    Mentor Ajeti do të drejtojë ndeshjen mes Dukagjinit dhe Prishtinës, ndërsa Gramos Shala do të jetë në përballjen Gjilani – Ferizaj.

    Alban Shala në anën tjetër do ta drejtojë takimin mes Trepçës ’89 dhe Dritës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark