Insajderi
Lajme

Nesër vazhdojnë kërkimet për Xhafer Raqin, 78-vjeçarin që vuan nga demenca

Insajderi
22 July 2026 - 21:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nesër vazhdojnë kërkimet për Xhafer Raqin, 78-vjeçarin që vuan nga demenca
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nesër do të vazhdojnë kërkimet për 78-vjeçarin Xhafer Raqi, i cili është shpallur i zhdukur nga familja e tij që nga fillimi i muajit korrik.

Kërkimet do të zhvillohen me kërkesë të Policisë së Kosovës, ndërsa në operacion do t’i bashkohen edhe anëtarët e ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Familjarët e Xhafer Raqit kanë bërë thirrje për ndihmë nga të gjithë qytetarët për gjetjen e të moshuarit, i cili vuan nga demenca (harresa).

Ata kanë kërkuar që çdo person që mund të ketë ndonjë informacion për vendndodhjen e 78-vjeçarit të kontaktojë në numrin e telefonit:

+383 44 737 900


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark