Insajderi
Lajme

Nesër vazhdon gjyqi kundër Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt kujton se javën që po vjen bëhen dy vite që nga vrasja e saj

Insajderi
23 November 2025 - 22:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nesër vazhdon gjyqi kundër Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt kujton se javën që po vjen bëhen dy vite që nga vrasja e saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt do të vazhdojë nesër, ka njoftuar vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademaj thotë se është e rëndësishme që procesi të jetë të drejtë dhe profesional, teksa rikujton se këtë javë shënohën dy vite që nga vrasja e saj, shkruan Insajderi.

“Java që po vjen është e vështirë për ne, pasi më 29 nëntor bëhen dy vite nga vrasja e Liridones sonë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë. Vetëm drejtësia e shpejtë, profesionale dhe pa gabime mund të na lehtësojë dhimbjen e rëndë që po e përjetojnë fëmijët e saj dhe ne”, ka shkruar Ademaj.

Nesër në seancë pritet të jetë prezent edhe i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark