×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Netanyahu i pakompromis: Izraeli do ta kontrollojë Gazën, s’ka shtet palestinez

    Insajderi
    21 January 2024 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përsëriti thirrjet për një zgjidhje mes Izraelit dhe Palestines, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kundërshtoi përsëri idenë e një shteti sovran palestinez.

    “E drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tyre duhet të njihet nga të gjithë”, tha Guterres në Kampala në një takim, raportojnë mediat e huaja, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Refuzimi i zgjidhjes me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët dhe mohimi i së drejtës për një shtet të popullit palestinez është i papranueshëm”, theksoi ai. Guterres tha se refuzimi i një zgjidhjeje me dy shtete zgjat një konflikt që është bërë kërcënim global për paqen dhe sigurinë.

    Ai përsëriti thirrjet për armëpushim të menjëhershëm në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

    Netanyahu sërish kundërshtoi idenë e një shteti të pavarur palestinez pasi të përfundojë lufta në Gaza.

    “Unë nuk do të bëj kompromis për kontrollin e plotë izraelit të të gjithë zonës në perëndim të Jordanisë – dhe kjo i bie të kundërshtohet ideja e një shteti palestinez”, tha ai dje, duke përsëritur pikëpamjen e tij se çdo zgjidhje në të ardhmen duhet të përfshijë kontrollin ushtarak izraelit të të gjithë Bregut Perëndimor.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleat i rëndësishëm i Izraelit, mbrojnë gjithashtu idenë e zgjidhjes me dy shtete. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark