×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Netanyahu “injoron” paralajmërimet e Biden: Nëse do të na duhet, qëndrojmë vetëm

    Insajderi
    10 May 2024 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri izzraelit, Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli mund të “qëndrojë i vetëm” pasi SHBA paralajmëroi se mund të ndalojë dërgesat e armëve nëse nis  një pushtim të plotë të Rafahut në Gaza.

    “Nëse do të na duhet… do të qëndrojmë vetëm. Unë kam thënë se nëse është e nevojshme do të luftojmë me thonjtë,” tha ai.

    Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai do të ndalonte disa armë, duke përfshirë predha artilerie nëse Rafah pushtohej. Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar tashmë një dërgesë bombash nga frika e vdekjes së civilëve.

    Megjithatë,Netanyahu të enjten kujtoi luftën e vitit 1948 për të hedhur poshtë paralajmërimet nga SHBA, aleati më i ngushtë i Izraelit.

    “Në Luftën e Pavarësisë 76 vjet më parë, ne ishim të paktët kundër të shumtëve. Ne nuk kishim armë. Kishte një embargo armësh ndaj Izraelit, por me forcë të madhe shpirti, heroizëm dhe unitet mes nesh – ne ishin fitimtarë. Dhe me atë forcë shpirti, me ndihmën e Zotit, së bashku do të jemi fitimtarë.”, u shpreh Netanyahu./abcnews.al

    Yoav Gallant, ministri i mbrojtjes i Netanyahut, tha se “armiqtë e Izraelit, si dhe … miqtë më të mirë” duhet të kuptojnë se vendi i tij “nuk mund të nënshtrohet. Ne do të qëndrojmë të fortë, do t’i arrijmë qëllimet tona”.

    Komentet erdhën disa orë pasi OKB-ja tha se më shumë se 80,000 njerëz ishin larguar nga Rafah që nga e hëna në mes të bombardimeve të vazhdueshme dhe ndërsa tanket izraelite grumbulloheshin pranë zonave të ndërtuara.

    OKB-ja paralajmëroi gjithashtu se ushqimi dhe karburanti po mbaronin për më shumë se një milion që ende strehohen në qytet, sepse nuk po merrte ndihmë përmes vendkalimeve aty pranë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark