Insajderi
Botë

Netanyahu konfirmon ndaljen e sulmeve ndaj Iranit: Ata janë më të dobët se më parë

Insajderi
08 June 2026 - 18:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Netanyahu konfirmon ndaljen e sulmeve ndaj Iranit: Ata janë më të dobët se më parë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli po ‘përmbahet’ duke pezulluar për momentin sulmet ndaj Iranit, pavarësisht tensioneve në rritje në rajon.

Në një deklaratë televizive, Netanyahu tha se Irani dhe Hezbollahu janë aktualisht më të dobët se më parë, por shtoi se situata mbetet e paqëndrueshme dhe një përballje e mëtejshme nuk mund të përjashtohet.

Ai paralajmëroi se në rast të sulmeve të reja ndaj Izraelit nga ana e Iranit, qeveria e tij do të përgjigjet me forcë dhe do të ushtrojë të drejtën e vetëmbrojtjes.

Netanyahu përmendi gjithashtu bisedat e tij me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin, sipas tij, ka qenë në kontakt që nga fillimi i sulmeve të fundit të dielën./TCH


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark