×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Netflix” merr përsipër të bëjë dokumentarin e legjendës së futbollit anglez

    Insajderi
    15 July 2022 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duket e çuditshme që për David Beckhamin, që konsiderohet ikonë e futbollit, nuk është bërë një dokumentar apo serial. Në fakt, e ka marrë përsipër “Netflix”, që po punon për një dokumentar për 47 vitet e jetës së ish-futbollistit. Platforma e transmetimit do të përdorë materiale të pabotuara dhe do të intervistojë njerëz të afërt me bashkëshortin e Victoria Beckhamit.

    Gjithçka është konfirmuar nga “Netflix”, që vazhdon me planin për t’u dhënë hapësirë produksioneve të dedikuara për të treguar jetën e njerëzve të famshëm. Georgina Rodríguez, Tamara Falcó ose Michael Jordan janë disa nga shembujt më të fundit të prodhimeve të “Netflix”.

    Për momentin, dokumentari nuk ka një emër zyrtar dhe nuk dihet se cilët persona, familjarë dhe miq do të shfaqen në të gjithë kapitujt. Ajo që konfirmohet është se “Netflix” do të përdorë imazhe të fëmijërisë së David Beckhamit të patransmetuara më parë: fillimet e tij në Londrën Lindore derisa u bë futbollit profesionist, tërheqja nga futbolli dhe jeta e tij aktuale si sipërmarrës.

    Dy profesionistë të mirënjohur do të punojnë në projekt: Fisher Stevens, i cili do të jetë regjisor dhe producent ekzekutiv, dhe John Battsek, i cili do të jetë producent në serialet dokumentare.

    Nuk është e qartë nëse do të shfaqen në dokumentar polemikat e fundit në të cilat është përfshirë ish-lojtari i Realit të Madridit, Mançester Junajtidit dhe PSG-së. Në mars të këtij viti u publikua lajmi se ish-futbollisti po përballej me një betejë ligjore kundër Sharon Bell, një grua 58-vjeçare, e cila është denoncuar për ngacmimin e legjendës britanike të futbollit dhe vajzës së tij më të vogël, Harper Seven.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark