19:35 - 10 Janar 2023

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ishin target opozitarët Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku si dhe Ramush Haradinaj e Sami Lushtaku, të cilët subjekti i Kurtit i lidh me vjedhje, zhvatje, hajni dhe pasurim nga politika.

Mustafa e ka publikuar një foto të llogos të platformës ku shfaqen filma “Netflix”, derisa ia ka ndryshuar emrin duke e quajtur “NETVVLIX”.

Sipër kësaj fotografie, Mustafa ka shkruar “Kur s’punon, bën filma”

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i është rikthyer videove ku godet kundërshtarët politikë. Në videon e parë për këtë vit, target i VV’së janë opozitarët Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku si dhe Ramush Haradinaj e Sami Lushataku të cilët subjekti i Kurti i lidh me vjedhje, zhvatje, hajni dhe pasurim nga politika.

Videoja u lansua të martën, pikërisht, kur në media u publikua një lajm i mediave sllovene që shkruane për para të kopanisë GEN të dërguara për fushatën e Kurtit për çka opozita kërkoi loogari.