Prej kohësh, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ishte në radarët e Newcastle, me klubin e sheikëve që ishte një nga të parët që dërgoi ofertë zyrtare drejt Chelsea.
Duket se tashmë, klubi më i pasur në botë ka ndryshuar mendje dhe është hedhur në drejtim të sulmuesit tjetër të “Bluve”, Timo Werner. Gjermani ka kërkuar largimin nga londinezët dhe klube si Juventus dhe Leipzig janë vënë në ndjekje të tij.
Gjithsesi oferta e parë ka ardhur nga Anglia, me Newcastle që ka nisur një ofertë zyrtare drejt zyrave të Chelsea për huazimin e sulmuesit gjerman.