Newcastle Unitedi gradualisht po kthehet në skuadër të fuqishme evropiane. Këtë e dëshmoj të mërkurën me fitoren 4:1 ndaj Paris Saint-Germainit. Ndeshja i takoi xhiros së dytë të fazës grupore të Championsit dhe u zhvillua në “St James Park”.
Miguel Almiron në minutën e 17-të dhe Dan Burn në minutën e 39-të shënuan për 2:0 në të mirë të skuadrës angleze.
Menjëherë në minutën e 50-të, Sean Longstaff shënoi për 3:0. Lucas Hernandez ngushtoi rezultatin në 3:1 në minutën e 56-të, por parisienët nuk rrezikuan fitoren e Newcastlet. Skuadra angleze shënoi supergol me Fabian Schar në minutën e 91-të për 4:1.
Newcastle tani është lider i grupit F me katër pikë. Në xhiron e parë, Newcastle kishte luajtur pa gola me Milanin. PSG-ja kishte fituar 2:0 ndaj Dortmundit. Skuadra franceze mbetet me tri pikë.