Insajderi
Lajme

Nexhmedin Spahiu propozon veten për President: Vetëm një njeri serioz mund ta marrë këtë detyrë në këtë katrahurë

Insajderi
19 August 2026 - 23:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nexhmedin Spahiu propozon veten për President: Vetëm një njeri serioz mund ta marrë këtë detyrë në këtë katrahurë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Profesori i shkencave politike dhe analisti Nexhmedin Spahiu e ka propozuar veten e tij për postin e Presidentit të Kosovës.

Duke iu referuar ngërçit politik në të cilin ka ngecur vendi, Spahiu ka thënë se vetëm një person serioz mund ta marrë përsipër këtë detyrë në situatën aktuale.

Në një postim të Shkëlzen Gashit, Spahiu ka deklaruar se duhet të përkrahet nga çdo dashamirës i Kosovës.

“Këtu vetëm një njeri serioz mundet me e marrë këtë detyrë në këtë katrahurë, me përgjegjësi e bindje të plotë se e qet në terezi, e ky është Nexhmedin Spahiu. Çdo dashamir i Kosovës ish dashtë me e përkrah”, thuhet në komentin e analistit Spahiu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark