Parisi arriti të fitonte Superkupën e Francës, duke triumfuar në finale 4:0 ndaj Nantes.
Braziliani Neymar ishte protagonist i sfidës me dy gola të shënuar, por surpriza e vërtetë erdhi në përfundim të takimit në ceremoninë e shpërndarjes së medaljeve, ku Neymar vendosi që të ishe ai i cili do ti dorëzonte ato tek shokët e skuadrës.
Veprimi i tij shkaktoi një situatë humori tek lojtarët e tjerë të PSG-së, me Messin dhe të tjerët të cilët e kaluan me një të qeshur këtë gjest të brazilianit i cili duket se po përpiqet të rifitojë pëlqimin e grupit pas zërave të javëve të fundit për një largim të mundshëm.
Mëposhtë mund të shihni pamjet.