×
  • Sport
  • Sport

    Neymar do të operohet! Pritet të mungoj rreth 10 muaj

    Insajderi
    01 November 2023 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Neymar pas dëmtimit të rëndë gjatë ndeshjes Uruguai-Brazil, nuk ka aspak lajme të mira.
    Analizat, të cilave iu nënshtrua ylli i “Selecao”, nxorën në pah këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe të meniskut.

    Sipas asaj që raporton “Globoesporte”, kampioni brazilian do të operohet këtë të enjte në Belo Horizonte.

    Zgjedhja është një kërkesë specifike e lojtarit, i cili kërkon të operohet nga mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar.

    Mungon vetëm miratimi nga Al-Hilal, i cili mban kontratën e lojtarit dhe planet e të cilit ishin ta dërgonin lojtarin për operacion në Paris. Sipas vlerësimeve fillestare, periudha e rikuperimit është rreth 10 muaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark