Neymar pësoi një çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut në gjurin e tij të majtë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 të Brazilit kundër Uruguait .
Lojtari i Al Hilal u operua dhe do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit. Do të kalojë mjaft kohë derisa ta shohim në fusha, në krahasim me tavolinat e pokerit, ku ai vazhdon të luajë.
Në turneun e fundit në të cilin mori pjesë, menjëherë pas lëndimit të tij, Neymar përfundoi i dyti, duke fituar 66,056 dollarë. I pari që u rendit ishte Dominikas Mikolaitis nga Lituania, i cili fitoi 30 mijë euro më shumë.
Neymar, i cili, siç e kanë përmendur zyrtarët e turneut: “Nuk luan për paratë, por për fitoren” .