×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Neymar largohet nga Arabia, ja ku mendon të rikthehet

    Insajderi
    12 February 2024 - 09:23

    Thashethemet e fundit për të ardhmen e Neymarit flasin për një rikthim të mundshëm në vendin e tij të lindjes.

    Sulmuesi brazilian i Al-Hilal, i cili dëmtoi gjurin në fillim të sezonit, mund të kthehet në Brazil përpara përfundimit të kontratës së tij me klubin arab.

    Sipas “Daily Mail”, presidenti i Santosit, Marcelo Teixeira, tregon se është takuar me Neymarin dhe duket se “ka një shans të mirë për ta bindur atë”.

    Ylli brazilian, i cili do të qëndrojë jashtë fushe përgjatë gjithë sezonit, për shkak të dëmtimit të rëndë, ka nënshkruar një kontratë me Al-Hilalin deri në vitin 2025.

    Në verën e kaluar ai ndoqi Ronaldon dhe Benzeman në Ligën Pro Saudite, por pas lëndimit u detyrua të qëndronte pa luajtur gjatë gjithë këtij sezoni.

    E tani së fundmi, mospërfillës si gjithnjë, një karakteristikë e brazilianit kjo, e ardhmja e tij, nëse konfirmohet, do të ishte largimi nga Arabia për në Brazil.

    Një gjë e papritur kjo, duke pasur parasysh se Neymar ka luajtur vetëm pesë ndeshje me klubin e tij të ri në Ligën Pro.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark