Ylli brazilian, Neymar është pronar i topit të finales së Kupës së Kombeve Afrikane të vitit 2021, pasi pagoi 160 mijë euro për të në një ankand të organizuar nga bashkëlojtari i tij, Idrissa Gueye.
Gueye organizoi eventin si pjesë e një iniciative për të ndihmuar fëmijët afrikanë.
Në ankand morën pjesë shumë bashkëlojtarë tjerë të Gueyes, me disa fanella të nënshkruara nga emra si Marco Verratti, Keylor Navas dhe Karim Benzema, të gjitha ishin të disponueshme për blerje, fondet e grumbulluara nga të cilat do të shkonin për trajtimin e të prekurve nga HIV në regjion.
Mirëpo, asnjë prej këtyre rekuizitave nuk vlente më shumë se topi i finales së AFCON.