Pas tetë muajsh ndarje të bujshme, Neymar dhe Bruna Biancardi janë rikthyer zyrtarisht bashkë.
Çifti u pa në një koncert në Sao Paulo, ku shfaqeshin shumë të dashuruar dhe shkëmbenin puthje të ëmbla.
Neymar dhe Bruna u ndanë në nëntor të vitit 2023, vetëm pak ditë para se Bruna të lindte vajzën e tyre, për shkak të tradhtive të vazhdueshme të futbollistit me modele të ndryshme.
Kohët e fundit, një test ADN-je ka konfirmuar se Neymar është bërë baba për herë të tretë, pasi u vërtetua se vajza e modeles Amanda Kimberly është gjithashtu vajza e tij.
Megjithatë, kjo situatë nuk e ka penguar Bruna Biancardin që të rikthehet me Neymar, duke treguar se dashuria e tyre ka mbijetuar pavarësisht sfidave.