Insajderi
Shqipëri/Rajon

Nga 1 janari në Maqedoni të Veriut nuk vlejnë patentë shoferët që nuk e kanë emrin e ri kushtetues të shtetit

Insajderi
01 January 2025 - 12:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nga 1 janari në Maqedoni të Veriut nuk vlejnë patentë shoferët që nuk e kanë emrin e ri kushtetues të shtetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga 1 janari nuk vlejnë patentë shoferët me emrin e vjetër kushtetues të Maqedonisë së Veriut.

Alsat M shkruan se qytetarët të cilët do të ndeshen nga policët dhe të cilët posedojnë vetëm patentë shoferin me emrin e vjetër të shtetit, do të gjobiten me 100 euro.

Autoritetet kanë njoftuar se deri tani janë lëshuar rreth 800 mijë patentë shoferë me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Paraprakisht, edhe targat e veturave janë ndërruar dhe ato duhet ta mbajnë parashtesën NMK.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark