Insajderi
Lajme

Nga 8 dhjetori, Telekomi ngelet pa kryeshef ekzekutiv- bordi ende s’ka hapur konkurs

Insajderi
03 December 2025 - 18:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nga 8 dhjetori, Telekomi ngelet pa kryeshef ekzekutiv- bordi ende s’ka hapur konkurs
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Burbuqe Hana, kryeshefja aktuale e Telekomit të Kosovës, e zgjedhur në një proces të kontestuar që ende ndodhet në procedurë gjyqësore, e përfundon kontratën e punës në fund të kësaj jave. Gjykata, për tre vite me radhë, nuk ka arritur as të nisë një seancë gjyqësore lidhur me këtë rast.

Edhe pse Bordi i Drejtorëve është në dijeni për këtë çështje, ai nuk ka shpallur konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, gjë që përbën një obligim ligjor.

Në mesin e pesë kandidatëve të listës finale për këtë pozitë, Blerim Bala, Safije Beseni, Muharrem Shefkiu, Kreshnik Domi dhe Burbuqe Hana. Bordi kishte zgjedhur në vitin 2022 Burbuqe Hanën, ndonëse komisioni britanik kishte rekomanduar vetëm kandidatin Kreshnik Domi.

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me Burbuqe Hanën, kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, i cili i kishte dhënë dy vërejtje me shkrim, kishte dhënë dorëheqje nga pozita. Në përbërjen aktuale të bordit kanë mbetur Sajmije Thaçi, Rrezarta Pllana dhe Lindita Toqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark