×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Nga “Altari” në Prokurori/ Drilona Boçi, “ish-missi”që iu sekuestruan pasuritë, cila është lidhja e saj me Xhensila Myrtezajn?

    Insajderi
    28 June 2024 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “E durueshme, katalizator në situata të vështira dhe…studioj detajet,”-kështu e përshkruan Drilona Boçi veten si biznesmene në intervistën më të fundit të dhënë në media. Por tashmë, ajo dhe bashkëshorti i saj janë subjekt i Prokurorisë së Tiranës, pasi u janë sekuestruar pasuri me vlerë 50 milionë euro, të cilat dyshohet se janë vënë nga trafiku i drogës në Belgjikë. Në mesin e pasurive që janë sekuestruar janë dhe ato që i përkasin shtetasit Kristian Boçi dhe bashkëshortes së tij Drilona Boçi, të dy personazhë të njohur mediatikë në vendin tonë.

    Në fakt, edhe pse të dy e kanë pëlqyer vëmendjen në media, më e pranishme ka qenë Drilona.  

    JETA SOCIALE

    Emri i saj u bë i njohur fillimisht nga miqësia që ajo kishte me këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe tashmë ish-bashkëshortin e kësaj të fundit, aktorin Bes Kallaku. Të dyja vajzat ishin të pandara, madje i referoheshin njëra-tjetrës si motra. Në 2017, kur Besi dhe Xhensila lidhën kurorë, si Kristiani, ashtu edhe Drilona u kujdesën për të gjitha detajet. Drilona i organizoi festën surprizë të beqarisë Xhensilës në jaht, ndërsa Kristiani u kujdes që çdo gjë të shkonte “vaj” për mikun e tij të zemrës.

    Por jo vetëm kaq, pas dasmës, kur çifti i mbylli ditët e gjata festive, ata u kanë dërguar një kuti të madhe në formë zemre mbushur me trëndafila të kuq në shtëpi.


    Por diçka ndodhi mes tyre dhe miqësia u prish! Fill pas vitit 2018, dy çiftet nuk u panë më bashkë, të paktën në rrjetet sociale dhe më pas, nuk ndiqeshin më me njëri-tjetrin as në Instagram. “Kontaktin” e parë e patën në vitin 2022, pasi vajzat patën edhe një përplasje në rrjetet e tyre sociale. E gjitha për një palë gërsheta!

    Të dyja kishin të njëjtin model flokësh, por Drilona postoi një foto duke i vendosur këngën “Copycat” me një tekst që pak a shumë thoshte: Kopjace, po përpiqesh të kopjosh stilin tim…

    Përgjigjen e mori nga Drilona, e cila më pas postoi një foto ku dukej sikur po i bënte gërsheta flokët e të bijës, por “thumbi” ishte tek përshkrimi i fotot.

    “Kur e vogla do të bëhet si e madhja. Come to mama të të mësojmë si bëhen gërshetat dhe ku t’i bëjmë.”

    Megjithatë sherri mori fund shpejt dhe nuk u komentuan më në rrjetet sociale. Derisa… Besi vendosi që të ndahej nga Xhensila, aty Kristian Boçi e ndjeu të nevojshme që të thoshte dhe ai fjalën e tij. 

    BISNESWOMAN

    Në vitin 2017, Drilona Boçi bëhet pronari e një dyqani me emrin “ALTAR”, të cilin e hapi Elvana Gjata me objekt import, qepje e shitje fustane nusesh dhe aksesorë të tyre, të dizenjuara nga stilisti Valdrin Sahiti.

    Gjata e shiti biznesin me vlerën investimit 1.2 milionë euro te mikesha e saj, ish-“Miss Albania”, Drilona Boçi.

    Por përkushtimi ndaj këtij biznesi nuk zgjati shumë dhe në gusht të 2023, Drilona Boçi doli me një njoftim publik duke bërë me dije se nuk do të jetë më në drejtimin e “Altar”. 

    10-VJETORI PËRRALLOR

    Drilona Doçi dhe bashkëshorti i saj Kristian Boçi “pushtuan” mediat teksa festonin përvjetorin e 10-të të martesës në një dasmë madhështore që bëri pothuajse të gjithë të flasin për të. Për ceremoninë e tyre ishin zgjedhur 30 mijë lule të freskëta natyrale më të cilat u dekorua ambienti. Por jo vetëm kaq! Për të ftuarit ishin zgjedhur pjata argjendi, qëndisma të shtypura me lazer, lule, efekte skenike, fotografë, orkestra speciale, ekran Led 300 metra katrorë. 

    Por përralla ka një fund, e tashmë, të dy duhet që të japin llogari përballë drejtësisë për luksin dhe burimin e parave, që mesa duket vinte nga Belgjika…Një sqarim përciptaz e ka dhënë vetë Boçi sot në rrjetet e tij sociale, por tashmë duhet të bindë Prokurorinë se vendimi i marrë ndaj tij është i padrejtë./ZËRI

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark