SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë për ekzekutimin e 20 masave të sigurisë, 15 ‘arrest me burg; dhe 5 ‘arrest shtëpie’, ndaj personave të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.
Dyshohet se këto aktivitete janë kryer në kuadër të një strukture të organizuar kriminale, e cila ka operuar për një periudhë të gjatë. Në kuadër të hetimit është arrestuar biznesmeni Orest Stofa, ndërsa në kërkim janë shpallur biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi, të cilët ndodhen jashtë shtetit. Ndaj Shehut dhe Shtufi është dhënë masa e arrestit me burg, të dyshuar se kanë pastruar paratë e një grupi trafikantësh droge.
Kush janë biznesmenët e njohur në fokus të SPAK
Orest Sota njihet për kapjen e tij më 1 nëntor 2017, kur u arrestua duke qarkulluar me një automjet që transportonte 863 mijë euro.
Artur Shehu është pronar i pjesës më të madhe të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz.
Ndërkohë, Ilir Shtufi është një nga biznesmenët më të njohur në fushën e ndërtimit, me lidhje mendohet se ka lidhje Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai ka realizuar disa projekte të mëdha në Tiranë.
Në mesin e personave ndaj të cilëve është vendosur masa “arrest në shtëpi” figuron edhe biznesmeni Edmond Jaupi, i cili ushtron aktivitet si CEO i kompanisë Daikin/ESC, që operon në fushën e sistemeve të kondicionimit. I njëjti është vëllai i Elidiana Çelajt, e cila më herët ka mbajtur edhe detyrën e drejtoreshës së bizneseve VIP pranë Drejtorisë së Tatimeve.
Me urdhër të SPAK, është bllokuar edhe biznesi i makinave me qira, Top Seven, që ndodhet pranë ish-Prakut të Autobusëve në Tiranë. Biznesi rezulton në pronësi të një gruaje, Erinda Lutaj, por SPAK dyshon se është pronë e biznesmenit Orges Birçaj.