×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga asistente në shefe të prokurimit, si u avancua kushërira e Luan Dalipit në ministrinë e Gërvalles

    Insajderi
    08 February 2024 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga asistente e sekretarit të ministrisë së Punëve të Jashtme në Shefe të zyrës së Prokurimit. Ky është avancimi që dy muaj më parë i është bërë kushërirës së shefit të kabinetit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipit. Kaltrina Dalipi, e cila ishte e punësuar si zyrtare e prokurimit në Prishtinë, tashme është transferuar në MPJD. Fillimisht si asistente e tani si shefe, shkruan Insajderi.

    Një zyrtare disavjeçare është degdisur në një pozicion të parëndësishëm për t’ia liruar vendin kushërirës së Luan Dalipit, krahut të djathtë të Albin Kurtit. Ajo e mbante pozitën e shefes së prokurimit në MPJD deri në ditën kur këtë pozicion e lakmoi Kaltrina Dalipi, vajza e axhës së Luanit.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se pozitën e shefes së prokurimit ishte duke e ushtruar Shefkinaze Vllasaliu. Për t’i liruar pozitën Dalipit, Vllasaliu është bartur në Departamentin e Logjistrikës në MPJD.

    Gazeta Insajderi raportoi të mërkurën se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në nëntor të vitit 2023 ka emëruar si U.D  udhëheqës i Divizionit për Prokurim Publik, Kaltrina Dalipin.

    Dalipi ishte e punësuar në zyrën e Prokurimit në komunën e Prishtinës si zyrtare e lartë për prokurorim gjatë qeverisës së Vetëvendosjes. Në nëntor të vitit 2023 Dalipi është transferuar në një pozitë me të lartë në MPJD. Atë të shefes së zyrës së prokurimit.

    Që nga emërimi i saj në zyrën e shefes së prokurirmit, Dalimi ka zhvilluar disa aktivitete të prokurimit. Emri i saj figuron në nënshkrimin për dhënien e disa kontratave tenderuese brenda MPJD’së.

    Në të njëjtën ministri, është rehatuar edhe motra e Kaltrinës, Flaka Dalipi. Në janar të 2024’tës ajo është përzgjedhur si ‘zyrtare e misionit diplomatik’ në Ministrinë e Jashtme.

    Emri i saj figuron në listën e 13 personave që kjo ministri ka përzgjedhur për pozitën “Zyrtar i misionit diplomatik”.

    Me 24 janar ministria ka publikuar listën me emrat e zyrtarëve që janë përzgjedhur në këtë pozitë, në mesin e 30 kandidatëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark