×
Show

Nga Aston Martin, tek Bentley – veturat e bukura të James Bond

Insajderi
25 February 2017 - 09:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aston Martin DB10 e bërë me porosi për filmin më të fundit me protagonist Daniel Craig, si agjenti i fshehtë më i famshëm i botës, është gjithça që presim prej kësaj marke. Eshtë tejet e shpejtë, seksi, dhe e paarritshme nga ata që nuk kanë një 0 të dyfishtë në emrin e tyre.

Filmimet e “Spectre”, i 24-i film i Bondit dhe i katërti ku luan Craig, përfshin shkatërrimin e makinave me vlerë totale 24 milionë stërlina, duke përfshirë edhe shtatë DB10-a – një rekord i ri ky për një produksion të 007-ës.

Makinat e bukura, kanë qenë, sigurisht, një pjesë e rëndësishme e imazhit të superspiunit. DB10 i bashkohet një serie të mrekullueshme që nis në vitet ’60, në debutimin e James Bondit në ekran.

Ja cilat janë makinat më të bukura të James Bondit, të të gjitha kohërave:

Bentley Mark IV – “From Russia with love. Ian Fleming ishte një zotërues i një Bentley dhe e bëri atë makinën e preferuar të Bondit, në librat e 007-ës. Makina e 1936-ës, e përdorur në filmin “From Russia with love” ishte e pajisur me një radiotelefon.

Screen-Shot-2015-11-21-at-9.23.18-AM

Aston Martin DB 5 – “Goldfinger”, 1964. Kjo makinë e Bondit kishte automatikë, një sedilje që mund të shkëputej si dhe një një sërë pajisjesh të tjera të Degës “Q”. Ajo bëri një rikthim triumfues në filmin “Skyfall” dhe u shit për 4.6 milionë dollarë në vitin 2010.

f23

Toyota2000GT – “You only live twice”, 1967. Një prej makinave më të bukura të Bondit që janë prodhuar ndonjëherë, makina e rrallë ekzotike japoneze u modifikua për të kënaqur Sean Conneryn – tavani iu hoq fare.

Screen-Shot-2015-11-21-at-9.27.49-AM

Ford Mustang Mach 1 – “Diamonds are forever”, 1971. E vetmja makinë amerikane e përdorur nga James Bondi, në fakt i përket të dashurës së tij, Tiffany Case, tek “Diamonds are forever”.

Screen-Shot-2015-11-21-at-9.30.55-AM

BMW Z8 – “The World is not enough”. Brosnani në rolin e Bondit është përgjithmonë i lidhur me BMW-në. Ashtu sikurse dhe kostumi i tij italian Brioni.

Screen-Shot-2015-11-21-at-9.41.22-AM

Land Rover Defender – “Skyfall”, 2012. E ngarë nga Miss Moneypenny, me Bondin me shotgan në dorë, Defender hyn në listë falë statusit të saj prej makine kulti. Sa keq që Land Roveri nuk do të vazhdojë ta prodhojë

Screen-Shot-2015-11-21-at-9.43.54-AM

BMW 750iL – “Tomorrow never dies”, 1997. Flirti i shkurtër i Bondit me BMW-në nisi në fundin e viteve ’90 dhe nuk zgjati shumë. Pierce Brosnan përdor një celular për të ngar 750iL-në.

Screen-Shot-2015-11-21-at-9.39.58-AM

(bota.al)

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark