×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nga “Baba i Kombit” në “Babadimër”- deputeti i VV’së e krahason Kurtin me një personazh imagjinar

    Insajderi
    13 December 2023 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artan Abrashi, deputet i kësaj legjislature në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka përgatitur një montazh për kryeministrin dhe njëkohësisht kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti.

    Abrashi e ka publikuar fotografinë ‘Facebook’, duke ia bashkëngjitur përshkrimin “Gëzuar!”.

    “Gëzuar Vitin e Ri 2024, E ka lshu doren BABAdimri”, thuhet në fotografinë e montuar.

    Kjo erdhi pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 100 euro shtesa për pensionistët dhe 100 euro shtesa për fëmijët. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark