×
  • Showbiz
  • Show

    Nga burgu në burg – Çfarë po ndodh me Egla Cenon pas mbarimit të “BBV”?

    Insajderi
    12 June 2024 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesin e kësaj të mërkure, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

    Në fillim të intervistës, aktorja e njohur u shpreh se kishte menduar që të bënte disa ditë pushime në jug, po për shkak të incidentit që pësoi gjatë post “BBV3”, ka qëndruar në shtëpi më shumë.

    Kur Blendi Salaj i tha se “të pashë që po çaloje pak, si shkon kërbishti”, Egla tha se kaloi nga “burgu në burg”.

    “Nga burgu në burg. Pretendoja që të hallakatesha në ndonjë pushim në jug. Më thërriste rruga, por rruga duhet të presë edhe pak. Pak ditë kam që lëviz i çik, me asistencë. Një shembje kërbishti, këmba s’po e merr veten aq shpejt, por është ok”, u shpreh fituesja e “Big Brother VIP3”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark