Në “Goodison Park”, Everton dhe Chelsea janë duke zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit 2022-2023 të Premier League.
Përballja ndaj Everton po rezulton më e fortë seç pritej për skuadrën e Tuchel, që u vendos në disa raste në vështirësi.
Vendasit po tregohen shumë kërkues, megjithatë në minutën e 10’ u desh të bënin një zëvendësim të detyruar, pas dëmtimit të Ben Godfrey, i cili doli me barelë nga fusha e lojës.
Armando Broja është aktivizuar në minutën e 74’, duke marrë vendin Havertz. Kështu sulmuesi shqiptar rikthehet për të zhvilluar një ndeshje zyrtare me Chelsean në përballjen ndaj Everton, ndërsa për herë të fundit ai ka luajtur për ekipin e Tuchel pikërisht ndaj të njëjtit kundërshtar, më 8 mars 2020.