Italianët nuk po pajtohen që vendimi për karton të kuq për Patric ishte i drejtë.
Ermal Krasniqi bëri një driblim të mrekullueshëm në minutën e 15-të. Ai në mesin e mesfushorit serb Milinkovic-Savic si dhe një varg lojtarësh tjerë të Lazios, dribloi deri kur u ndal zhagas në formë të parregullt nga Patric.
Me ç’rast, mbrojtësi spanjoll u ndëshkua me karton të kuq pasi u vlerësua se ishte lojtari i fundit. Në Itali me sa duket po “qajnë” pas driblimit të Krasniqit që ia turpëroi lojtarët e Lazios. Gazeta “Corriere Dello Sport” shkruan në njëfarë forme se nuk ishte karton i kuq duke shtuar se Krasniqi po shkonte anash e jo drejt portierit Maximiano.
VIDEO: https://streamin.me/v/940c7edf
“Ndërhyrje e ashpër nga Patric në Krasniqin. Për gjyqtarin kryesor është karton i kuq. Lojtari i Cluj nuk po shkonte drejt portps, por anash. VAR-i e konfirmoi. Lazio mbeti me 10 lojtarë”, shkruan gazeta italiane.
Portali tjetër italian “Lalaziosiamonoi” shkroi se “vendimi për karton të kuq ishte i dyshimtë” me pretekstin e njëjtë se 24-vjeçari kosovar nuk po shkonte drejt portës.