Arbër Zeneli ka asistuar te goli i Reims në minutën e 32-të të takimit.
Sulmuesi anësor mori përsipër ekzekutimin e goditjes së lirë nga ana e majtë e fushës, ku futi brenda zonës së rreptësisë kundërshtare një top të rrezikshëm.
Portieri i Lille, Jardim, nuk ia doli ta kapte topin, duke iu rreshqitur dhe më pas ishte Munetsi ai që përfitoi nga rasti për ta shtyrë topin në rrjetë.
Ndonëse nuk iu regjistrua si asist, Zeneli ishte më se meritor në këtë gol të shënuar nga skuadra e tij.
Zeneli është rikthyer si titullar pas një muaji të tërë, pasi vuante nga një lëndim muskulor.
Në këtë përballje edhe Edon Zhegrova po ashtu po luan nga minuta e parë. Të dy reprezentuesit e Kosovës po bëjnë paraqitje dinjitoze përgjatë këtyre minutave.