×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Nga janari 2024, ilaçet me një çmim

    Insajderi
    08 June 2023 - 22:14

    Projektligji për çmimin e barnave fillimisht u miratua në qeveri në mars, e tek pas tre muajsh, të mërkurën në kuvend mori edhe dritën jeshile në lexim të parë.

    Ky dokument ligjor synon rregullimin e tregut farmaceutik privat dhe unifikimin e çmimeve ashtu që qytetarët nuk do të orvaten për të gjetur barnatoren me çmimet më të lira, raporton Klan Kosova.

    Megjithëkëtë, qytetarët këtij ligji do ia shohim hairin tek në fillimin e vitit 2024, të paktën sipas farmacistëve. Këta të fundit thonë se janë disa procedura tek komuniteti farmaceutik, të cilat do të pasojnë pas miratimit të ligjit dhe hyrjes në fuqi të tij.

    Procedurat përfshijnë ofertimin e çmimeve tavan nga depot dhe furnizuesit që më pas të përcaktohet çmimi final dhe më pastaj, pacientët ilaçet kronike do t’i blejnë me çmim të njëjtë kudo në barnatoret e Kosovës, gjë e cila mungon tani.

    Deputeti nga opozita Armend Zemaj, i cili këtë ligj e cilëson të domosdoshëm por edhe të vonuar nga qeveria, thotë se nuk duhet pritur 2024 për zbatim dhe se për këtë punë do i bëjnë presion më shumë qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

    Aktualisht sipas farmacistëve, në 90% të rasteve, pacientëve iu intereson vetëm çmimi i barit dhe nuk kërkojnë këshilla profesionale.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark