Këngëtarja e njohur, Kida, është bërë ndër personazhet më në trend në estradën shqiptare.
Ajo së fundmi është parë me një stil më ndryshe, ndërsa ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve, duke u bërë bionde.
Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram Kida po ndan imazhe atraktive, të cilat po pëlqehen nga 1.7 milion ndjekësit e saj.
Kida përndryshe është shfaqur në pozat e reja nga një veturë luksoze, teksa për veshje ka vendosur të jetë më sportive.
Në dukjen e saj më shumë dominonte ngjyra e zezë, kurse për aksesorë ajo ka zgjedhur një kapele unike.
“Edhe Sa” është projekti i fundit i saj, që për një kohë të shkurtër arriti të bëhet një hit i vërtetë.