Insajderi
Lajme

Nga korriku fillon mbledhja e fondit për sigurime shëndetësore

Insajderi
09 May 2016 - 10:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë se nga muaji korrik pritet që të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurime shëndetësore.

Sipas tij, shërbimi i sigurimeve shëndetësore do të fillojë së zbatuari pasi të mblidhen pagesat e sigurimeve.

“Në Këshillin Ekonomik Social kemi pasur një prezantim. Të gjitha punët janë kryer rreth përgatitjes së fillimit të mbledhjes së premiumeve dhe funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore”, ka thënë ai.

“Unë me përgjegjësi të madhe them që muaji maj dhe qershor janë muajt përmbyllës të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me mbledhjen e premiumeve”, ka shtuar ai në një intervistë për Zërin.

Pagesa e premiumeve nënkupton pagesat mujore, tremujore ose vjetore për sigurim shëndetësor që paguhet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark