Insajderi
Sport

Nga kufjet te biletat për Ligën e Kampionëve, Yamal shpërndan dhurata për tifozët në Barcelonë

Insajderi
11 November 2026 - 11:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nga kufjet te biletat për Ligën e Kampionëve, Yamal shpërndan dhurata për tifozët në Barcelonë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka mbajtur premtimin e dhënë para Kupës së Botës, duke shpërndarë 100 palë kufje të markës Beats për tifozët, në një aksion që ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Yamal kishte premtuar se do t’i dhuronte 100 palë kufje në rast se Spanja do të shpallej kampione e botës. Pas triumfit të përfaqësueses spanjolle, 18-vjeçari vendosi ta realizonte premtimin, ndërsa gjithë aksionin e publikoi përmes një videoje në kanalin e tij në YouTube.

I shoqëruar nga miqtë dhe një kushëri, ylli i Barcelonës udhëtoi me veturë nëpër rrugët e qytetit, duke shpërndarë lokacionet e tij në Instagram, në mënyrë që tifozët të kishin mundësi ta takonin.

Një nga momentet që mori më së shumti vëmendje ishte takimi me dy të rinj, të cilët nuk e kishin kuptuar fillimisht se kush po i thërriste nga vetura.

Yamal uli xhamin nga ulësja e pasme dhe i pyeti nëse dinin ndonjë restorant në afërsi ku mund të darkonte i qetë. Pasi mori përgjigjen e tyre, futbollisti vendosi t’i shpërblente me nga një palë kufje, duke ua bërë të qartë se dhurata ishte në këmbim të informacionit.

Të befasuar nga gjesti dhe takimi i papritur me yllin e Barcelonës, dy të rinjtë shfrytëzuan rastin edhe për të bërë fotografi me të.

Megjithatë, ky nuk ishte momenti i vetëm i veçantë i aksionit. Gjatë shëtitjes nëpër qytet, Yamal u ndal edhe pranë një grupi fëmijësh në një park, bisedoi me ta dhe më pas u dhuroi katër bileta për një ndeshje të Ligës së Kampionëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark