Insajderi
Insajderi

Nga nesër mbyllet segmenti i rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit

Insajderi
19 October 2021 - 22:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nga nesër mbyllet segmenti i rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rruga Brezovicë- Qendra e Skijimit do të jetë e mbyllur nga e mërkura deri të shtunën më 23 tetor.

Arsyeja është fillimi i asfaltimit të rrugës Regjionale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit, ka njoftuar ministria e Infrastrukturës.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër, 20 Tetor (E Mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit.
Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km.
Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00 (E Shtunë)”, thuhet nw njoftim./


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark