×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nga një shtatori qytetarët lejohen të kalojnë nëpër Austri me patentë shoferë të Kosovës

    Insajderi
    07 September 2023 - 09:38

    Ambasada e Kosovës në Austri njofton se që nga data 1 shtator 2023, pas ndryshimit të Ligjit Federal të Austrisë, do të lejohet të kalohet në shtetin respektiv me patentë shofer të shtetit të Kosovës.

    Sipas njoftimit të ambasadës, nga ky lehtësim do të përfitojnë qytetarët që ndodhën si vizitorë, kalojnë transit dhe kanë qëndrim të përkohshëm në Austri.

    “Ky lehtësim NUK vlen ende për të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt me leje qëndrimi”, njoftohet më tej.

    “Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë angazhimin e tyre intensiv për njohjen e plotë të patentë shoferëve, e cila do të lehtësojë konvertimin dhe zëvendësimin e plotë të lejes së patentave për qytetarët e Republikës së Kosovës me leje qëndrimi afatgjatë në Austri”, përfundon njoftimi.

    Përveç Austrisë, patentë shoferët e Kosovës në Evropë i njohin edhe në Gjermani dhe Hungari. /Insajderi.org/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark