Klubi me renome Liria e Prizrenit është licencuar dhe qysh tani ka hequr një brengë të madhe.
Jo me kaq, Liria tani ka tjetër status.
“Klubi nga OJQ zyrtarisht ka kaluar në SH.P.K.
Pas një sërë orvatjesh lidhur me definimin e statusit juridik të Klubit të Futbollit Liria, sot Komisioni Vlerësues për Licencim të klubeve i MKRS-së, ka dhënë verdiktin pozitiv.
Klubi i Futbollit Liria SH.P.K. tash e tutje, s’ka asnjë pengesë ligjore, lidhur me sposorizimet që mundëson ligji për klubet sportive.
Është ky lajm i pritur, tash e sa kohë jo vetëm nga drejtuesit e adhuruesit e klubit, por dhe për donatorët e shumtë që ishin në pritje të këtij licencimi.
Licencimi i FC Liria, hapë rrugë bashkëpunimit me biznese, që do të mundësojnë arritjen e synimeve.
Me këtë licencim, rritet edhe qëndrueshmëria ekonomiko-financiare, që është dhe bazë për zhvillimin e klubit, dhe e bënë më të lehtë realizmin e objektivave”, njofton FC Liria.