×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nga ora 11 bllokohen këto rrugë në Kosovë, ja arsyeja

    Insajderi
    07 September 2023 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një segmet i Autostrades “Ibrahim Rugova” pritet të bllokohet sot nga ora 11 deri në orën 14.00 për shkak se parashihet të mbahet gara me biçikleta.

    Shkakë është gara ndërkombëtare e Çiklizmit e orgabnizuar “Tour of Kosovo 2023”.

    Njoftimi i plotë:

    Referuar planifikimeve për zhvillimin e garave ndërkombëtare çiklistike, të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës ”TOUR OF KOSOVO 2023’’ në çiklizëm rrugorë e cila do të mbahet më datat 7-8-9 shtator 2023, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e saj planifikuese dhe operacionale me qëllim të mbarëvajtjes së kësaj gare.

    Policia e Kosovës ka hartuar planin operacional ku pjesë e tij është edhe ndërprerja e përkohshme e disa akseve rrugore përfshirë autostradat “Ibrahim Rugova” dhe “Arbër Xhaferi’’ përderisa zhvillohen garat në të cilat pritet të marrin pjesë edhe ekipe ndërkombëtare.

    Itinerari i garës sipas Federatës së Çiklizmit të Kosovës ku parashihet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut është si vijon; Etapa e parë; më datë 07.09.2023, nga ora 12:00, gara fillon nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, përgjatë 5 km.-ve të para gara do të jetë e mbyllur deri në vijën zyrtare të startit ku do të jetë në Veternik tek pompa e benzinës,’ në anën e djathtë ku do të fillojë gara në drejtim të Bardhoshit ( Gazimestan) do të kalojë përgjatë transitit në Fushë Kosovë – “Kroni Mbretit”- Malishevë – Suharekë – Prizren –Morinë ( kufiri me Shqipëri), kthimi majtas në drejtim të Prizrenit – Suharekë – Duhle ku është përcaktuar finishi i garës para rrethrrotullimit “Qafë Duhël – Suharekë”, 500 metra para daljes nga autostrada “Prizren-Prishtinë”. Gajtësia e garës është m149 km.

    Etapa e dytë; më datë 08.09.2023 prej orës 11:00, gara do të fillojë nga kufiri (Morinë),Prizren
    – Suharekë- Fushë Kosovë, kthimi djathtas për Ferizaj – Kaçanik dhe përfundimi në Han të Elezit me gjatësi të përgjithshme 147 km. Etapa e tretë ; më datë 09.09.2023, prej orës 11:00 deri 15:00, gara do të fillojë nga Hani i Elezit – Kaqanik-Ferizaj – Bardhosh (Gazimestan te Unaza) – Fushë Kosovë (Tranzit)- Komoran – Kroni Mbretit – Malishevë-Suharekë-Prizren – Morinë (kufiri me Shqiperinë) ku edhe është përfundimi garës ( 5 km., afër kufirit Morinë) me gjatësi të përgjithshme 157.5 km.

    Gjatë kësaj kohe, parashihet që të ketë bllokim/ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në akse rrugore/autostrada (segmentet e lartcekura) dhe riorientim në rrugë të tjera alternative.

    Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik rreth këtij bllokimi e riorientim të veturave në kohën sa do të jenë duke u zhvilluar garat. Andaj, qytetarët të planifikojnë me kohë qarkullimin në rrugë alternative në mënyrë që të mos krijohen tollovi e kolona të panevojshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark